Kryetari i FRD, Bamir Topi gjatë një takimi me mbështetës në Korcë ka vënë në pikëpyetje rezultatin e marrëveshjes Rama-Basha. Sipas tij fakti që palët nuk kanë rënë dakord për të ndryshuar kodin zgjedhor ka shumë kuptim. Topi: Fakti që janë mbledhur në orët e vona, kanë shumë dyshime për këtë punë për ca janë mbledhur dhe kanë vendosur që korrigjimin e kodit zgjedhor mos ta bëjnë në funksion të këtyre zgjehdjeve atëhere ne jemi në një pikëpyetje të madhe sesi do të jetë rregullsia e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi shpresuar tek faktori ndërkombëtar, por mesa duket edhe në këtë rast faktori ka qenë i pafuqishëm. Nga ana tjetër ai ka denoncuar fjalorin e përdorur nga partitë e mëdha, teksa ka shtuar se kandidatët e FRD janë me integritet dhe më të kualifikuar. Topi: FRD me të gjithë përfaqësuesit e saj përfaqësohet me njerëz dinjitozë, të ndershëm. FRD sfidën e parë e ka për tu futur në Parlament.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/topi-nga-korca-ve-ne-pikepyetje-marreveshjen-rama-basha/
Be the first to comment