Ora News – Lojërat virtuale, sfidë për adoleshentët e vetmuar

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Loja e rrezikshme e ?Balenës Blu? është një sfidë për adoleshentët, veçanërisht për ata që ndihen të vemtuar në shoqëri. Psikologu Edmond Dragoti, thotë se adoleshentët bëhen viktima të këtyre lojërave për shkak të varësisë dhe besimit që kanë të bota virutale.Dragoti apelon prindërit që të tregohen të vëmendshëm ndaj rrezikut që u kanoset fëmijëve nga lojërat vrituale, duke i edukuar me modelet e mira në jetën reale.
Tirane- Lojërat virtuale sikurse është edhe e ajo ?balenës blu? po bëjnë më së shumti viktima adoleshentët e mbyllur, që ndihen të vetmuar.
Psikologu Edmond Dragoti thotë se ajo që i mbërthen fëmijët në këtë lojë të rrezikshme është sfida dhe besimi që adoleshentët kanë te bota virtuale.
?Sfida e saj është pikërisht në faktin se administrohet nga adoleshentë të papërgjegjshëm që rrezikojnë jetën e atyre që luajnë. Mosha që preket më shumë janë adoleshentët sepse nga vetë natyra e tyre janë të predispozuar për rrezik. Kjo moshë është idealiste që beson te gjëra dhe aq më tepër realitetet virutale i beson shpesh. Këta janë më tepër fëmijë të mbyllur që nuk hapen në shoqëri, fëmijë që vegjetojnë realitetin e tyre të brendshëm, vetmitarë?, shprehet Dragoti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/lojerat-virtuale-sfide-per-adoleshentet-e-vetmuar/

Recommended