Ora News – Gjiknuri: Turizmi dhe industria dy perspektivat kryesore të Vlorës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Turizmi dhe industria janë dy nga perspektivat kryesore të qytetit të Vlorës.
Kjo është oferta që ofrojnë socialistët për qytetin bregdetar dhe që është bërë e njohur gjatë një takimi që drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri ka zhvilluar në dy prej bizneseve të prodhimit që ushtrojnë aktivitetin në zonën e Novoselës.
Gjiknuri: Vlora ka perspektivë, turizëm po pse jo dhe industri. Sepse Vlorës përvec investimeve të mëdha që do bëhen, që është shëtitorja kemi thënë, jo vetëm që përfundoi kjo e para por do të shtrihet deri në pyllin e Sodës. Që pylli i Sodës do të kthehet në një park, do jetë dhe ai clodhës dhe rekreativ për njerëzit ku qendra e Vlorës do të restaurohet, pra do të kthehet ajo pjesa historike. Ku Skela do marrë prap një projekt të ri. Vlora do të jetë qyteti i parë pas Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjiknuri-turizmi-dhe-industria-dy-perspektivat-kryesore-te-vlores/

Recommended