Qafë Shtama në lartësitë e maleve të Krujës sot po përjeton një popullim edhe më të madh jo vetëm me vizitorë por edhe pushues besnikë. Natyra, ajri i pastër dhe qetësia është bërë ilaçi që ka shëruar shumë shtetas nga sëmundje të ndryshme. Banorët vendas shprehen se zona ka njohur një dyfishim të vizitorëve krahasuar me vite më parë. Shumë shtetas shqiptarë sot kanë jetën e dytë pas qëndrimit në natyrën dhe ajrin e pastër të Qafë Shtamës. Një prej perlave të natyrës shqiptarë, kjo zonë nuk njeh vetëm vizitorë turistë, por pacientë të cilat sipas dëshmive të banorëve, kanë ardhur në gjendje të rëndë dhe janë shëruar nga sëmundje si ajo astmës. Natyra e paprekur prej dorës së njeriut më së shumti është ruajtur nga vetë banorët e zonës, ku lartësojnë pishat e gurgullojnë krojet e kulluar me ujë mali. Në krah të investimeve të bëra bizneset e hapura, ka shkuar edhe rruga 25 km që ngjitet nga Kruja deri në malësi në Parkun e Qaf Shtamës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qafe-shtama-aty-ku-sherohen-semundje-e-rivitalizohen-jete-njeresish/
Be the first to comment