Lëvizja Socialiste për Integrim, ju është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, për sulmet e tyre ndaj Ministrisë së Bujqësisë. Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, deklaroi gjatë një konference për mediat se mungesa e subvencioneve nuk vjen për shkak të Ministrisë së drejtuar nga LSI, por për faj të mungesës së programit qeverisës. Luan Rama: Edhe Edi edhe Luli dhe cilido tjetër që ka sadopak përgjegjësi për punën që bën në një zyrë shteti, e di shumë mirë që politikat bujqësore nuk janë politika të një ministrie. Ato janë politika shtetërore. Sipas Luan Ramës as PD dhe as PS nuk e trembin LSI-në duke deklaruar se shqiptarët e dinë shumë mirë se kush është e keqja e vendit dhe që sipas LSI është Edi Rama.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-i-pergjigjet-rames-e-bashes-per-bujqesine-fondet-i-jep-qeveria/
Be the first to comment