Ora News - Zona e plazhit në Durrës, rrjet të ri të furnizimit me ujit të pijshëm

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu
Në zonën e plazhit në Durrës po kryhen punimet e fundit për rrjetin e ri të shpërndarjes së ujit të pijshëm që do të përmirësojë furnizimin për banesat dhe bizneset e shumta të zonës. Bashkia kërkon ndjesë që punimet janë shtyrë deri në sezonin turistik, mirëpo premton ujë më të rrjedhshëm në rubineta.
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës premton të garantojë furnizim më të mirë me ujë të pijshëm për zonën turistike. Nga ura e Dajlanit deri në Plepa po vendoset në punë rrjeti i ri i furnizimit, e gjatë qershorit pritet që çdo banesë e biznes në zonë të lidhet me këtë rrjet.
Për më shumë lexoni në
http://www.oranews.tv/vendi/zona-e-plazhit-ne-durres-me-rrjet-te-ri-te-furnizimit-te-ujit-te-pijshem/

Recommended