Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Persona ende të paidentifikuar tentuan të presin gjatë natës një rrap qindravjeçar në zonën e Vlorës të njohur pikërisht si ?Rrapi?.
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli inspektoi vendngjarjen dhe apeloi qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e çdo personi që dëmton pronën publike.
Leli: Veprime të tilla nuk duhet të përsëriten më. Është një pemë, e cila në mënyrë barbare dje është tentuar të prihet e gjitha për ndonjë përfitim të çuditshëm.
Sipas Lelit, vetëm bashkia nuk mund te monitoroje të gjithë qytetin, ndaj dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të shmangur në mënyrë përfundimtare rastet e dëmtimit të hapësirave te gjelbëruara në Vlorë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-persona-te-panjohur-presin-rrapin-qindravjecar/