Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëpunësve, funksionarëve dhe punonjësve të Ministrisë së Financave dhe institucioneve të varësisë do tu ndërpriten lejet vjetore, për periudhën 25 maj deri në 30 qershor 2017.
Ky është urdhri i firmosur nga ministrja teknike e sapoemëruar Helga Vukaj, që mban datën 30 maj, por që mban kokën si një urdhër për pezullimin e lejeve të administratës ministrisë së drejtësisë dhe institucioneve të varësisë.
Ai përcakton qartë se në punë do të kthehen edhe ata punonjësit të cilët janë duke i kryer aktualisht lejet vjetore. Pushimet e paguara dhe përmbushjen e lejes vjetore do të mund ta realizojnë vetëm pas datë 1 korrik.
Tashmë Punonjësit e administratës së ministrisë, tatimeve, doganave dhe drejtorive nën varësinë e financave do të mund të planifikojnë pushimet pas datë 1 korrik 2017 sipas legjislacionit në fuqi.
Në pikën katër të urdhrit, ministrja Vukaj ka ngarkuar Sekretarin e Përgjithshëm, dhe Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse si edhe nëpunësit, funksionarët dhe punonjësit e ministrisë së financave të zbatojnë urdhrin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/urdher-ska-pushime-per-administren/