Ora News – “Shpronësimi i dytë”, Shoqata: Ligji 133/15 po varros të drejtën e pronës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata Kombëtare ?Pronësi me Drejtësi? do të ankimojë në gjykatën e Strasburgut 1667 vendimet e Agjencisë për rivlerësimin e pronave. Ajo e ka cilësuar si një shpronësim të dytë atë që po ndodh me kompensimin, ku shumë pronarë po humbasin hectare toka dhe vlera monetare.
Ish pronarët për të disatën herë kundështojnë zbatimin e ligjit 133 i vitit 2015 për kompensimin e subjekteve të shpronësuar. Vlerësimi i pronave përmes këtij ligji nga Agjensia e Trajtimit të Pronave, për ish pronarët është një shpronësim i dytë pas 72 vjetësh prej 1945
Shoqata ?Pronësi me Drejtësi?, do ti drejtohet gjykatës të të drejtave të njeriut në Strasburg për të kundërshtuar rivlerësimin e pasurive të bëra për mbi 2 mijë pronarë. Në zbatim të ligtjit 133 i vitit 2015, ATP ka publikuar faturën financiare për 1667 subjekte, të cilat rezultojnë se u është llogaritur vlera me zërin katastral të momentit të shpronësimit, dhe si pasojë kanë marrë një vlerë më të ulët përfitimi. Në këtë situatë Shoqata Kombëtare ?Pronësi me Drejtësi? fton subjektet të ankimojnë procesin për të fituar të drejtën e tyre në Gjykatën Administrative të Apeli. Duke e cilësuar rillogaritjen një shpronësim të dytë, pas kushtetutës së vitit 1976, shoqata deklaron se pronarëve po u vidhen pronat dhe po u shkaktohet një dëm i madh ekonomik.
Sipas tyre 472 vendime të viteve 1993-1994 duhet të kompensoheshin me një sipërfaqe prej 118 ha ose të vlerësoheshin me 12.9 mld lekë të reja. Por pas rivlerësimit të Agjencisë në dispozicion të tyre u dhanë vetëm 4.4 ha tokë, dhe si pasojë cilësohen të ezauruar për shkak se kanë përfituar kompensime të mëparshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shpronesimi-i-dyte-shoqata-ligji-13315-po-varros-te-drejten-e-prones/

Recommended