Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Organizata ndërkombëtare për emigracionin dhe Agjencia e OKB-së për emigrantët UNCHR, do të asistojnë Shqipërinë për hartimin e një pakete të re për emigracionin. I pranishëm në Tiranë, në prezantimin e marrëveshjes globale për migracionin, koordinatori i IOM për Ballkanin Perëndimor, Peter Van der Auëeraert, theksoi se flukset e emigrantëve duhet të menaxhohen nëpërmjet punësimit të ligjshëm.
Dy organizatat më të mëdha botërore në fushën e emigracionit, IOM dhe UNCHR, do të ndihmojnë Shqipërinë për menaxhimin e flukseve migratore dhe integrimin e shtetasve të kthyer. Koordinatori i IOM për Ballkanin Perëndimor, Piter Van der Overt, bën të ditur se do të nisë dialogun me qeverinë shqiptare për të hartuar një paketë me prioritetet e vendit për emigracionin.
Piter Van der Overt: Shqipëria ka dinamika dhe flukse të ndryshme migratore. Eventi i sotëm shënon fillimin e një dialogu me qeverinë, me shoqërinë civile apo me akademinë, në mënyrë që gjatë kësaj periudhe të konsultimeve në vend të kemi një paketë për në samitin tjetër të Nju Jorkut, për prioritetet e Shqipërisë në lidhje me menaxhimin e emigracionit, në mënyrën se si dukuritë migratore, aktorët që veprojnë në Shqipëri duan t?i trajtojnë në kuadër të marrëveshjes globale të emigracionit.
Sipas koordinatorit të IOM për Ballkanin Perëndimor, flukset emigratore si ato të shqiptarëve përgjatë viteve të fundit kryesisht drejt Gjermanisë duhet të menaxhohen vetëm nëpërmjet punësimit të ligjshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/politika-per-emigracionin-iom-dhe-unchr-asistence-shqiperise/