Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk do të lëshojë më asnjë vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore pas 1 Qershorit 2017. Qyetatarët për të marrë këtë shërbim duhet të drejtohen pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit të tyre. Ky shërbim kthehet pas katër vjetësh në këto zyra. Mësohet se një vendim i tillë është marrë pas fluksit të madh të qytetarëve që paraqiten pas hapjes së procedurave për aplikime për kreditë e buta. Mësohet se si pasojë e nagrkesës sistemi i tatimeve shpesh herë është bllokuar duke paralizuar edhe punën e administratës për shërbime të tjera. Duke qenë se afatet për të përgatitur dokumentacionin për të përfituar kredi të butë, mbyllen në 8 qershor, fluksi i kërkesave është rritur deri në mbi 200 në ditë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prej-1-qershorit-vertetimi-i-kontributeve-do-te-merret-te-instituti-i-sigurimeve/
Be the first to comment