Ora News – Masat e policisë, 7 mijë efektivë për mbarëvajtjen e fushatës elektorale
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit ka hartuar planin e masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë fushatës elektorale por edhe gjatë ditës së zgjedhjeve në 25 qershor. Për këtë qëllim prej muajsh janë trajnuar mbi 7 mijë efektivë të policisë të cilët do të angazhohen në mbarëvajtjen e procesit në bazë të ligjit për policinë.
?Nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit janë realizuar takime me personelin policor të strukturave vendore, duke iu bërë të qartë dhe tërhqeur vëmendje që: Punonjësit e policisë të kryejnë detyrat dhe përgjigjesitë në mënyrë të barabartë dhe paanshmëri politike, pa diskrinim dhe vetëm në bazë dhe zbatim të ligjit duke respektuar të drejtat e njeriut. Lidhur me fazën e dytë, atë të fushatës zgjedhore e cila ligjërisht ka filluar në datën 26.5. 2017 janë marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para gjatë dhe pas zhvillimit të aktiviteteve zgjedhore të subjekteve politike, për të garantuar ushtrimin e të drejtave nga subjektet politike dhe pjesëmarrësit në këto aktivitete?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/masat-e-policise-7-mije-efektive-per-mbarevajtjen-e-fushates-elektorale/
Recommended