Ora News – Bashkia Tiranë dhuron për maturantët libra të Dritëro Agollit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në nder të kujtimit dhe krijimtarisë së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, Bashkia Tiranë ka vendosur të dhurojë për maturantët sete me veprat e tij. Në takimin që zhvilloi më nxënësit e disa prej gjimnazeve të kryeqytetit, Erion Veliaj tha se shpërndarja e librave është mënyra më e mirë për të përkujtuar gjeniun e letrave shqipe.
Krijimtarinë dhe kontributin e vyer të shkrimtarit, Dritëro Agollit, në letërsinë shqipe, Bashkia Tiranë ka zgjedhur ta përkujtojë duke shpërndarë veprën e tij te të rinjtë.
Kryetari, Erion Veliaj, në takimin me maturantët e kryeqytetit theksoi vlerën dhe rëndësinë që vepra e Agollit mbart, ndërsa shpërndau për këta të fundit sete me libra nga krijimtaria e shkrimtarit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-tirane-dhuron-per-maturantet-libra-te-dritero-agollit/

Recommended