Report TV - Vlorë, u vra gabimisht, i jepet lamtumira e fundit kreut të OSHE

  • 7 years ago
Drejtori i OSHEE, Roland Saliu i cili u vra gabimisht ditën e djeshme gjatë një atentati është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Familjarë, të afërm, miq, kolegë të tij i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Saliut i cili u nda nga kjo jetë në mënyrë të parakohshme.

Mes lotëve dhe dhimbjeve, ata e kanë përshëndetur për herë të fundin me familjarin e tyre.

Roland Saliu u vra dje në një atentat në Vlorë, shënjestra e të cilit ka qenë pronari i një TV privat në qytetin bregdetar.

Recommended