Ora News dhe IPR Marketing sondazhe çdo javë për zgjedhjet dhe Exit Poll

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke filluar nga java e ardhshme, Ora News dhe agjencia IPR Marketing do të publikojnë çdo të mërkurë sondazhet për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Në një lidhje direkte nga Napoli për Tonight Ilva Tare, drejtori i IPR Marketing Antonio Noto sqaroi hapat që do të ndiqen.
Antonio Noto: Duke filluar nga java e ardhshme të mërkurën më 31 maj, nga kjo studio në ?Tonight Ilva Tare? në bashkëpunim me IPR Marketing edhe këtë radhë pas një të firmosur, do të kemi sondazhin e parë në nivel kombëtar por edhe një qark.
Tare: Beson se qytetarët do të jenë të ndershëm dhe kur do të jenë datat e tjera të sondazheve?
Noto: Do të kemi jo vetëm sondazh kombëtar, por edhe në disa qarqe të veçanta që ne do të mendojmë së bashku me grupin e analistëve. Kemi jo vetëm besim tek përgjigjet e qytetarëve, por i besojmë edhe përllogaritjeve në bazë të votave të mëparshme për të mbërritur tek një rezultat sa më i besueshëm dhe sa më afër atij realit që do të hidhet në kutitë e votimit më 25 qershor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-dhe-ipr-marketing-sondazhe-cdo-jave-per-zgjedhjet-dhe-exit-poll/

Recommended