Ora News – Nxënësit e klasave të pesta testohen nesër në gjuhë, matematikë e dituri

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nxënësit e klasave të pesta do ti nënshtrohen testimit nga Ministria e Arsimit me qëllim vlerësimin e nivelit të arritjes së tyre. Vlerësimi nuk do të bëhet me nota, por rezultatet do të shërbejnë për orientimin më të drejtë të kurrikulave arsimore.
Nxënësit e klasave të pesta në të gjithë vendin do ti nënshtrohen të martën një testimi për gjuhën shqipe, diturinë e natyrës dhe matematikën.
Provimi do të kryhet nga autoritetet e arsimit për të parë nivelin e arritjes së tyre.
Ky është viti i dytë kur kryhet ky vlerësim në mbyllje të një cikli mësimor.
Por ndonëse është një testim, sipas autoriteteve të arsimit për nxënësit që do ti nënshtrohen nuk do të ketë as vlerësim në nota dhe as penalitete për të vijuar ecurinë mësimore.
Rezultatet që do të arrihen do të shërbejnë për orientimin më të drejtë të kurrikulave mësimore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nxenesit-e-klasave-te-pesta-testohen-neser-ne-gjuhe-matematike-e-dituri/

Recommended