Report TV - Çadra e protestës së PD-së kalon imagjinatën, tashmë gjendet në Google Maps

  • 7 years ago
Pas arritjes së marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës pritet edhe heqja e çadrës së ngritur përpara kryeministrisë.

Por edhe pas heqjes fizike të çadrës, për të gjithë nostaligjkët e saj ka një zgjidhje, pasi ajo do të vijojë të jetë në hartat e Google Maps, të paktën deri në rifreskimin e pamjeve satelitore. Siç edhe e shikoni në këto pamje satelitore në Google Maps, çadra duket qartësisht e vendosur mes kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit.

Në pamje duken edhe mbështetësit e PD-së që qëndrojnë përpara çadrës.