Basha merr vendimin për krizën me aleatet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot opozita duhet t?i ktheje përgjigje Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan te Shtetit Hoyt Yee për paketën McAllister si bosht për nje marrëveshje me mazhorancen.Paradite, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbledhur aleatet per te diskutuar qëndrimin qe do mbaje opozita. Mësohet se te gjithë kane rene dakord per paketën McAllister, e meqenëse nga kjo pakete ka rene propozimi per presidentin konsensual, opozita kërkon zëvendëskryeministrin. Me herët, postin e numrit dy te qeverise e kishte propozuar edhe lideri i mazhorances Edi Rama.Burime nga takimi bëjnë te ditur se shtyrja e zgjedhjeve është lene ne varësi te kohës qe nevojitet per standardet e procesit.Pas takimit me aleatet kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Berisha e tani pritet përgjigja zyrtare e PD ndaj ofertës se zyrtarit te larte te Departamentit Amerikan te Shtetit, Hoj Brajan Ji.

Recommended