“Debati në Channel One” Pamje ekskluzive nga pushtimi gjerman në Shqiperi

  • 7 years ago
I ftuar: Marenglen Kasmi, doktor i shkencave të historisë

Marenglen Kasmi eshte , studiues, historian që ka bërë zbulimin në arkivat e Bundesarchiv në Berlin. Pjesë nga Intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin ?Debati në Channel One?
Zoti Kasmi, ju keni bërë kërkime të thelluara në arkvin shtetëror të Berlinit. Sa të vlefshëm janë për Shqipërinë materialet shkresore dhe filmi që keni zbuluar aty?
Janë shumë të vlefshme sepse hedhin dritë për anë të panjohur të atyre 14 muajve që Gjermania Naziste ishte në Shqipëri, dokumente, fotografi e pjesë filmike tregojnë dhe japin shumë detaje mbi këtë periudhë të cilat unë i kam siguruar dhe jam duke përgatitur botimet e mia.
Si ju ranë në dorë këto pamje filmike dhe fotografi? Dhe si janë filmuar ato?
Unë i kam gjetur në akrivin e shtetëror të Berlinit. Janë kronika javore që operatorët e ushtrisë i filmonin në të gjithë vendet që kishte ushtarakë gjermanë. Ato transmetoheshin më pas për të gjithë ushtrinë në kinema. Këto janë katër filmime, pra katër kronika që paraqisnin Shqipërinë dhe ushtarakët gjermanë në ato momente. Janë vërtet një pasuri e madhe sepse tregojnë shumë për atë kohë. Janë pamje nga regjentët dhe qeveria shqiptare. Bën përshtypje prania e Bahri Omarit në ceremoninë e varrimit të regjentit Fuat Dibra. Omari shfaqet me dorën e fashuar sepse ishte plagosur nga njësiti gueril komunist në Vlorë pak ditë më parë në një atentat në të cilin shpëtoi.
Gjermania naziste u fut në Shqipëri më 9 shtator 1943 dhe u largua më 29 nëntor 1944. E para gjë që na vjen në mendje është ai debati që kemi 27 vjet që e bëjmë a ishte pushtim ky që gjermani bëri apo ishte teoria tjetër sipas të cilit Gjermania kaloi në Shqipëri se i ra rruga?
Është një debat që është ngjallur pas rrëzimit të sistemit komunist. Por unë do të thosha që jashtë termave të dokumeteve në këtë periudhë Gjermania në të gjitha frontet në kalim ishte. Sepse kishte filluar tërheqja e përgjithshme. Pra nuk ishte ky termi i duhur nëse ishte kalimtar apo pushtues. E rëndësishme është të theksohet se si u karakterizuan këto 14 muaj. Që ishte një pushtim i mirëfilltë nuk vihet aspak në dyshim sepse nëse i referohemi dokumentacionit ushtarak dhe konkretisht urdhërit numër 1 të divizionit 297, si një nga dy divizionet që morën pjesë në pushtimin e Shqipërisë është shumë qartë që ishte pushtim. Aty shkruhet tekstualisht mes të tjerave: urdhër për pushtimin e trojeve shqiptare. Pra jo vetëm të Shqipërisë. Edhe mënyra e trajtimit të këtij urdhri. Pra nuk ka dyshim që ka qenë pushtim. Këtu bëhet fjalë për pushtimin e të njëjta territoreve që ishin pushtuar dhe nga Italia. Me kapitullimin e Italisë bëhet futja e dy divizioneve gjermane më 9 shtator 1943 në Shqipëri. Për të qenë më të saktë ky është finalizimi i këtij procesi pushtimi sepse Gjermani kishte tre muaj që përgatitej për këtë. Madje që në pranverën e vitit 1943 duket qartë se nga po shkonte makina e luftës. Për të shmangur këtë situatë emergjente ishte imediate të forcohej ...

Recommended