Ora News – Zgjedhjet e 18 qershorit, 3 mln e 450 shtetas kanë të drejtën e votës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, 3 milion e 450 mijë shtetas kanë të drejtën e votës. Ministria e Brendshme ka publikuar listën e zgjedhësve, ndërsa garanton se janë hequr nga lista emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje. Nga numri në total i personave më të drejtë vote, 136 mijë zgjedhës do të votojnë për herë të parë pasi mbushin 18 vjeç.
Mbi 3 milion e 450 shtetas kanë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare për të gjithë personat që janë mbi 18 vjeç dhe kanë të drejtën e votës.
Statistikat tregojnë se 136.000 zgjedhës votojnë për herë të parë. 51 % e tyre janë meshkuj dhe 49 % femra.
Ministria e Brendshme bën me dije se në listën e përditësuar është ulur numri i shtetasve pa adresë, i dublikimeve, e po ashtu edhe i votuesve mbi 100 vjeçarë.
Nga lista e re janë hequr gjithashtu emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ?dekriminalizimit?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-e-18-qershorit-3-mln-e-450-shtetas-kane-te-drejten-e-votes/

Recommended