Ora News – “Zbarkon” OSBE/ODIHR. Me sytë nga zgjedhjet nuk komentojnë krizën

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Misioni i OSBE për të vëzhguar zgjedhjet e 18 qershorit ka zbarkuar në Shqipëri. Duke njohur klimën e vështirë politike, kreu i këtij misioni, Peter Tejler tha se ekspertët do të punojnë me paanësi dhe pavarësi dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk i intereson aspak këtij misioni. Në Shqipëri do të ketë 300 vëzhgues afatshkurtër, 26 afatgjatë dhe 13 ekspertë zgjedhorë, që do të publikojnë 3 raporte në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.
Të vetëdijshëm për situatën politike në Shqipëri dhe vështirësinë për monitorimin e zgjedhjeve, kreu i misionit të OSBE-ODIHR, suedezi Peter Tejler nuk i intereson aspak rezultati i zgjedhjeve për sa kohë detyra do të kryhet me përpikmëri. Tejler nuk komentoi bojkotin e opozitës dhe siguroi se ky mision do të jetë i paanshëm dhe i pavarur.
Tejler: Ju lutem, mbani në vëmendje se paanësia dhe pavarësia janë vlera thelbësore për ne. Dua ta përsëris, është e rëndësishme të kuptohet se roli ynë të vëzhgojmë procesin elektoral dhe të raportojmë, jo të ndërhyjmë. Ne do të vëzhgojmë këto zgjedhje dhe nuk do t?i krahasojmë me zgjedhjet e mëparshme këtu apo në çdo vend tjetër. Ne nuk jemi politikanë por profesionistë. Mund t?ju duket e habitshme por nuk jemi të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve. Nuk jemi këtu për të komentuar situatën politike dhe as zhvillimet e saj.
Misioni do të ketë një raport për fushatën që publikohet përpara zgjedhjeve, një për ditën e zgjedhjeve dhe një përfundimtar për gjithë procesin zgjedhor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/peter-tejler-shefi-i-misionit-te-osbeodihr-qe-do-monitoroje-zgjedhjet/

Recommended