5 Maji, nderohen të rënët e luftës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët më të lartë të shtetit janë bashkuar në ceremoninë e nderimit të Dëshmorëve të Atdheut. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, njëherësh President i Zgjedhur, vunë kurora me lule pranë monumentit ?Nënë Shqipëri?, ne kujtim të festës së Dëshmorëve.Por, edhe pse jo pjesë e ceremonisë zyrtare, në oborrin e Varrezave të Dëshmorëve, prezent ishin edhe mbështetës të Partisë Komuniste, me fotografitë e Enver Hoxhës. Pas kësaj ceremonie është organizuar një takim me veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kryeministri Rama vuri theksin tek angazhimi i qeverisë në mbështetjen e tyre?Kur ne e filluam punën për të qeverisur vendin, ishin mbi 12 mijë pensionistë që merrnin shpërblim për kontributin e dhënë gjatë luftës dhe çuditërisht, shumë nga ata që e merrnin këtë shpërblim kishin lindur në vitin 1944 e mbrapa, ne kemi arritur ta pastrojmë këtë skemë dhe realisht ta çojmë këtë shpërblim aty ku duhet, tek ata që e meritojnë, kështu kemi mundur dhe ta rrisim.?Kryeministri nuk shmangu edhe një batutë në adresë të kreut të ardhshëm të shtetit Ilir Meta.?Më vjen mirë që kam privilegjin që t?i jap fjalën Presidentit të zgjedhur, i cili për hir të të vërtetës, falë talentit të tij politik ka arritur të jetë sot, jo vetëm përfaqësuesi juaj dhe i yni, por edhe përfaqësuesi i palës tjetër, gjë që pala tjetër nuk e pohon, por nuk e mohon. Unë jam i bindur që me kohë do të fillojë ta pohojë.?Shprehje, e cila u shoqërua po me një batutë nga Meta, i cili nuk harroi të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit politik për një vend aspirues për anëtarësim në BE. Ne ceremoninë e rastit kane marre pjese edhe kryebashikaku i Tiranës Veliaj dhe Ministrja e Mbrojtjes Kodheli.

Recommended