Report TV - Nostalgjikët e Enverit homazhe me foto të portretit të diktatorit

  • 7 years ago
Ata nuk kanë munguar as në këtë përvjetor kur përkujtohen Dëshmorët që kanë dhënë jetën për liri.

Nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha kanë zhvilluar homazhe nga Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa mbanin në duar portrete të ish-liderit komunist.

Me thirrjet "Enver Hoxha", nostalgjikët e Partisë së Punës së Shqipërisë thanë se dëshmorët sot nuk respektohen.

Në këto homazhe merrte pjesë edhe kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Qemal Cicollari, i cili deklaroi se 5 maji është ekskluzivitet i Partisë Komuniste që organizoi luftën për çlirimin e atdheut.

"Tjetër histori nuk ka", tha ai.

"E vetmja parti që ka organizuar popullin shqiptar në luftë është PKSH. Ajo ka ekskluzivitetin, duan apo nuk duan forcat e tjera politike. Para të vërtetës historike të bien në gjunjë të gjitha forcat e tjera", theksoi ai.

Recommended