Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duhanpirja, ndotja e ambientit, ndyshimet e shpeshta të motit kanë shtuar ndjeshëm mundësinë e prekjes nga sëmundjet e mushkërive. Mjekët thonë se në dy vitet e fundit, sëmundjet pneumonare janë rritur në masë deri në 26 %. Mjekët rekomandojnë kryerjen e depistimeve dhe kontrolleve periodike për të shmangur pasojat e rënda shëndetësore.
Sëmundjet e mushkërive në 2 vitet e fundit kanë pësuar një rritje me 25-26%. Shkak është duhanpirja, ndotja e ambjentit, ndyshimet e shpeshta të motit dhe alergjitë e stinës.
Shefja e shërbimit të pneulogjisë, Silva Bala, në këtë stinë sheh si problematikë problemet respiratore që kanë si faktor luhatjen e temperaturave.
Silva Bala: Së bashku duhani dhe ndotja e ambjentit janë shkaktarë shumë të rrezikshëm për prekjen e individëve nga sëmundjen malinje respiratore, siç është kanceri polmunar. Këto ditë të cilat kanë luhatje të temperaturave do të jenë të rrezikshme qoftë për fëmijët, pleqtë, të sëmurët kronikë me sëmundje respiratore.
Sëmundjet e mushkërive në stad të avancuar duhet të trajtohen në spital, ndërsa për probleme më të thjeshta trajtohen nga mjekët specialistë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/semundjet-e-mushkerive-rritje-25-26-vitet-e-fundit/

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended