Ora News - Kriza politike - Partitë e vogla sulmojnë ambasadorët: Shkaktarë të krizës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partitë e vogla kanë lëshuar kritika dhe akuza të ashpra në drejtim të ambasadorëve të akredituar në Tiranë. Pas takimit me ambasadorët e OSBE, BE dhe SHBA, deputetja e PDIU-se Mesila Doda i bëri apel ambasadorëve të mos punojnë për vendosjen e diktaturës.
Kryetarja e grupit parlamentar te PDIU-se, Mesila Doda tha se Borchardt kishte thënë gjatë takimit se mos pjesëmarrja e Partisë Demokratike në Zgjedhje, do të jetë vetëm një fjali në raportin e OSBE/ODIHR, raport i cili del zakonisht 6 muaj pas zgjedhjeve.
Ndërsa kreu i Partisë Demokristiane akuzoi ambasadorin e OSBE, Borchard si shkaktarin e kësaj krize.
Takimi u thirr nga Lu dhe Vlahutin për t?i informuar ata mbi negociatat e zhvilluara tri ditë më parë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, takim i cili përfundoi pa sukses.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perfundon-takimi-i-ambasadoreve-lu-e-vlahutin-me-partite-e-vogla/

Recommended