Ora News - "Bllokimi i rrugëve", Basha thirrje qytetarëve: Të jemi të vendosur dhe paqësorë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demkratike, Lulzim Basha, i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në protestë, ku do të synohet bllokimi i akseve kryesore rrugore ne gjithë vendin. Para protestuesve në bulevard, Basha tha se kjo protestë është paralajmërim për qeverinë, ndërsa i beri thirrje mbeshtetësve të jenë paqësorë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga çadra para Kryeministrisë i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të hënën në orën 11:00 në protestën që do mbahet pothuajse ne gjithë qytetet e Shqipërisë, dhe që synohet të bllokohet për 1 orë qarkullimi i automjeteve.
Basha tha se kjo për çdo qyetar është një sakrificë e vogël, ndërsa sipas tij protesta është një paralajamërim për qeverinë.
Kryetari i opozitës, i bëri thirrje protestuesve të jenë të qetë dhe paqësorë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-ftese-per-dialog-e-thirrje-per-tiu-bashkuar-protestes-se-neserme/

Recommended