Ora News – Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Agjencia ndërkombëtare e financave konfirmon vlerësimin B1 për Shqipërinë duke veçuar rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e saj. Në analizën e bërë për Shqipërinë, agjencia vlerëron progresin e bërë për mbledhjen e detyrimeve, sistemin e drejtësisë, reformat administrative, ndërsa sfidë mbetet borxhi i lartë publik dhe fuqia e kufizuar institucionale, korrupsioni dhe stoku i lartë i kredive. Destabiliteti politik dhe zgjedhjet parlamentare mund të sjellë shtyrjen e reformave thyhet në raport.
Rritja dhe qëndrueshmëri për borxhin publik të Shqipërisë është vlerësimi i Agjensisë Ndërkombëtare të Financave Moody?s e cila konfirmon vlerësimin B1. Në analizën e bërë për Shqipërinë janë marrë në konsideratë katër shtyllë kryesore, forca ekonomike, institucionale, sektori bankar dhe forca fiskale për të cilat Moody?s shprehet se ka një progres. Rezervat agjencia ndërkombëtare shpreh për forcnë fiskale e cila vlerësohet ende e ulët.
?Vitin e kaluar ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3.3% krahasuar me 2.5% që ishte në 2015. Pritet që investimet e huaja të rriten në sektorin e energjisë, ku vlecon se projektet më të rëndësishem janë Devolli Hidropoëer, projekti i Trnas Adraitic Pipeline. Presin që ekonomia shqiptare të forcohet. Presim që Prodhimi Kombëtar të rritet me 3-4% për periudhën 2017-2018 nga 2% që ishte vitin e kaluar. E thënë ndryshe ne presim zhvillime pozitive.?, thuhet në raport.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/moodys-destabiliteti-politik-mund-te-shtyje-reformat/

Recommended