Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/5/2017
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpejtësia i ka marrë jetën 32-vjeçarit Eduard Nika nga Lezha. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së enjtes në fshatin Tale, kur Nika ka humbur kontrollin e makinës, duke përfunduar në kanal.Për shkak të terrenit të vështirë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë makinën nga uji. Policia dyshon se 32-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja në ujë. Aksidenti, nga të dhënat besohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.Ndërkohë ne një tjetër aksident ne rrugën e Kombit Katar persona mbeten të plagosur si pasojë e përplasjes se një kamionçine me një makinë. Të plagosurit ishin drejtuesi dhe tre pasagjeret e makinës tip Volsvagen. Sipas policisë ata janë dërguar ne spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Ne Korçe një shtetas egjiptian mbeti i plagosur pas përplasjes se dy automjeteve. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50 minuta në fshatin Sovjan të Korçës, kur një mjet kamion tip ?Benz? u përplas me një fuoristradë. Nga aksidenti u dëmtua 30-vjeçari nga Egjipti, i cili po udhëtonte me mjetin e vogël, ndërsa punon pranë kompanisë TAP. Policia sqaroi se ai është transportuar për në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Category

📺
TV

Recommended