Ora News – Guri akuza Dakos: Po asgjeson identitetin kombëtar me Velierën

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambjentalisti, Sazan Guri, nga vendi ku po punohet për projektin e Velierës në Durrës, hodhi sërish akuza në drejtim të kryebashkiakut Vangjush Dako se nuk po respekton dy vendimet e gjykatës për pezullimin e punimeve.
Sipas tij, punimet po vijojnë me ritme te shpejta dhe po dëmtohen vlerat arkeologjike të qytetit.
Guri tha se kantieri ku po ndërtohet Veliera është kthyer në vend krimi, pasi po betonizohet historia dhe po asgjesohet identiteti kombëtar.
Sazan Guri: Një krim me emër antikombëtar. Kemi atë që ne e parashikuam, që gërmoni dhe hiqni betonin e zotit Dako, hiqni dhe zhavorrin e zotit Dako dhe do të gjeni të gjithë strukturat arkeologjike të disa perandorive, duke filluar nga ajo e fundit osmane deri tek ilire, romake.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/guri-akuza-dakos-po-asgjeson-identitetin-kombetar-me-velieren/

Category

📺
TV

Recommended