Ora News - Shano: Rama në SHBA u shfaq si gruaja e Bilalit. Bushati: Jeni komik…

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano thotë në ?Ekopolitikë? nga Aurora Sulçe në Ora News, se Partia Demokratike nuk është kundër reformës në drejtësi dhe është Partia Socialiste që i tregon me gisht opozitës sikur nuk e do.
Pjesë nga biseda:
Shano: Unë nuk besoj se zt.Basha ka pasur frikë nga kjo gjë për sa kohë udhëhoqi negociatat me Partinë Socialiste. Zt.Berisha ngriti dorën në Parlament për ta miratuar atë. Ky është fakt dhe akt politik. Kemi një nevojë të tmerrshme elektorale që Partia Socialiste ka për të hedhur mantelin e reformës në drejtësi duke treguar me gisht opozitën sikur është ajo që nuk e do.
Opozita ndodhet në çadër për zgjedhje. Kjo ka të bëjë me atë lidershipin e kryeministrit. Unë mund të them që kryeministri ka bërë më të pabërën kundër popullit duke thënë se zgjedhje e Presidenti Trump është fatkeqësi globale. Është ky person që e ka bërë me paratë e mia. Ky kryeministër është shfaqur në Amerikë si gruaja e Bilalit dhe Bilali është në burg sot. Ti më thua që të pres drejtësi nga ky individ.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shano-rama-ne-shba-u-shfaq-si-gruaja-e-bilalit-bushati-jeni-komik/

Recommended