Ora News – Basha: Vettingu projekt mafioz, janë përfshirë edhe diplomatë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se projekti i Ramës për vettingun është një projekt mafjoz ku janë përfshirë diplomatë të huaj për llogari të kryeministrit. Basha tha se janë marrë peng ekspertët europianë, por që shumë shpejt do të japin llogari përpara BE.
Basha: Po cili është vettingu në politikë? Kush ja bën vettingun politikanëve, ja bën populli por vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Plani i Ramës si kreu i kupolës së republikës së vjetër, si aturi i komplotit është i thjeshtë, atë që do të bëjë me vettingun në drejtësi do të bëjë edhe me vettingun në politikë.
Me vettingun në drejtësi dëshiron të fusë nën dorë aparatin e drejtësisë me qëllim që as miqetë e tij dhe krimimos kenë asnjë ferr në këmëb. Projekti i vettingut është projekt mafjoz ku janë përfshirë diplomat të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe së shpejti ora do të vijë kur të japing përgjegjësi demokratike në nëj institucion demokratik sic është BE.
Kryeopozitari tha se komploti i Ramës për drejtësinë është zbuluar. Sipas tij qëllimi nuk është të ketë gjyqtarë të drejtë, por për ti dorëzuar drejtësinë kryeministrit. Por kjo tha Basha nuk ka për të ndodhur kurrë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-vettingu-projekt-mafjoz-jane-perfshire-edhe-diplomate-te-huaj/

Recommended