Report TV - Basha: I deleguari yne ka 36 ore qe pret pergjigje
  • 7 years ago
Në një prononcim për mediat, pas fjalimit tek protesta, Basha tha se, negociatori i opozitës ka 36 orë që pret për formatin e takimit. Por, kreu i opozitës theksoi se nuk dëshiron një dialog politik sa për shfaqje dhe se këtë do ia kursejë shqiptarëve.

?Një takim serioz që t?i japë zgjidhje krizës politike nuk ka nevojë për vendin dhe orën e takimit, por të mos katandisë vendin.
Nëse vërtet është serioz për një takim të tillë, ka të deleguarin e opozitës që të ulet me të deleguarin e maxhorancës, por nëse do takim për foto, shfaqje, në këtë moment të rëndë të vendit e të bëjë monologje, unë nuk kam ndërmend tia bëj këtë shqiptarëve, do ia kursej këtë shqiptarëve
I deleguari i opozitës ka 36 orë që pret që të diskutojë për formatin.
Nëse do monolog, le ta bëjë nga zyra e Facebook se opozita nuk bëhej pjesë e kësaj?.
Recommended