Burime për Ora News - “PS-LSI bashkë edhe për 4 vjet”. Rama-Meta 4 orë darkë tek “Pazari i ri”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër orë darkë për të përmbyllur 4 vitet e ardhshme të bashkëpunimit. Burime të sigurta të Ora News nga darka e së dielës 2 prill, konfirmojnë se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të vijojnë bashkëpunimin edhe për një mandat tjetër.
Të njëjtat burime pranojnë se brenda kësaj marrëveshje të re, është rënë dakord edhe për presidentin e ri, për të cilin palët rezervohen të japin detaje, por gjasat janë që të zgjidhet një figurë e rëndësishme që garanton konsensus dhe besueshmëri.
Darka tek zona e Pazarit të ri ishte fiksuar në orën 20:30, teksa të parët kanë mbërritur kryeministri Edi Rama i shoqëruar me Kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koalicioni-qeverises-rama-e-meta-darkojne-se-bashku/

Recommended