Ora News - Në 5 prill dhe 10 maj, mbërrijnë 2 kompani low cost

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Intertvista me drejtorin Ekzekutiv të Aeroportit ?Nënë Tereza?, Rolf Castro Vasquez
Aeroporti i Tiranës është akuzuar shpeshherë për çmime të larta biletash. Në muajt në vijim pritet të kemi edhe kompani low-cost të cilat do të fillojnë të operojnë në Shqipëri me fluturime drejt Amsterdamit apo Budapestit. Në fakt, po afron edhe sezoni pushimeve dhe fluksi i pasagjerëve pritet të shtohet. Çfarë do t?i ofrohet pasagjerëve, qytetarëve, shërbimin që ata presin?
Ju falenderoj për intervistën. Është një kënaqësi të flas për kompanitë low-cost për arsye se aktualisht 50% e fluturimeve tona janë fluturime low-cost me linjat ajrore Pegasus, BluePanorama, Albawings, Mistral Air, etj. Ajo ç?ka është më e rëndësishme, tashmë kemi shoqërinë ajrore Wizz Air e cila operon fluturime drejt Budapestit dhe Transavia me fluturimet drej Amsterdam kështu që presim bileta akoma më të lira. Gjithashtu, dua t?ju them se është shumë e rëndësishme që biletat të prenotohen paraprakisht. Një shoqëri low-cost nuk ofron bileta të lira të prenotuara afër datës së fluturimit prandaj merrni masa duke bërë prenotimet të paktën 3 muaj përpara dhe kështu do të kuptohet se low-cost operon edhe në Tiranë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ne-5-prill-dhe-10-maj-mberrijne-2-kompani-low-cost/

Recommended