Ora News - Alarmi për bombë ngre në këmbë Shkodrën

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një alarm për bombë ka frikësuar jo pak banorët e rrugës ?Edith Durham? në qytetin e Shkodres.
Ka qënë ora 01:45 minuta e së shtunës, kur pronari i një hoteli ka lajmëruar policinë se pranë biznesit të tij mund të jetë vendosur një sasi eksplozivi.
Pas njoftimit, në vendngjarje mberriten forca të Drejtorisë së Policisë së Shkodres, Forca të Ndërhyrjes së shpejtë si dhe jane shoqëruar edhe nga njësia anti- eksploziv e cila ka mbërritur nga Tirana për të bërë verifikimet.
Personeli dhe frekuentuesit e biznesit jane evakuar duke u vendosur në krahun tjetër të rrugës. Qytetarët të frikësuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, deri ne permbylljen e plote te kontrollit ne mjediset e brendshme.
Policia ka konstatuar se alarmi ishte fals dhe ka marrë në pyetje pronarin e biznesit duke nisur edhe hetimet mbi arsyet që quan këtë të fundit të lajmëronte policinë për frikën e një bombe.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/alarmi-per-bombe-ngre-ne-kembe-shkodren/

Recommended