Rama: S’kemi vendosur për Kavajën, por i takon PS

  • 7 years ago
Kryeministri Rama mohoi që Partia Socialiste të ketë përzgjedhur kandidaturën për Bashkinë e Kavajës. Në një intervistë për emisionin "Opinion", ai tha se procesi është ende në fazën e propozimeve dhe se vendimi për këtë çështje do të merret në ditët në vijim.

Pyetjes nëse Partia Socialiste është u konsultuar me LSI-në, për emrin që mazhoranca do të hedhë në garën e 7 Majit në Kavajë, Rama iu përgjigj se forca që ai drejton po respekton marrëveshjen e koalicionit, sipas të cilës e drejta e propozimit për këtë Bashki i takon Partisë Socialiste.

Në këtë pikë Kryeministri nuk sheh asnjë përplasje me partnerin e tij në koalicion.

18 Qershori, sipas Kryeministrit është një datë e panegociueshme dhe për këtë arsye mazhoranca do të shfrytëzojë kohën e mbetur për të bërë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.

Kreu i qeverisë tha se është i hapur për dialog me opozitën, por për këtë ka dy kushte.

Tv Klan

Recommended