Ora News – 1 mln lekë në banka, BSH: Në janar depozitat ranë me 300 mln lekë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rënie me rreth 300 mln lekë kanë shënuar depozitat në banka gjatë janarit të këtij viti. Banka e Shqipërisë në raportin e saj thotë se në muajin parë të 2017 u depozituan 1 mln lekë, ku peshën më të madhe e mban sektori i rezidentëve dhe koorporatave jofinanciare. Qeveria lokale kontribuon me vetëm 2 mln lekë.
Një milion lekë është niveli i përgjithshëm i depozitave në banka vetëm gjatë muajit janar 2017.
Sipas Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një muaj më parë niveli i depozitave ka rënë me rreth 300 mln lekë, ndërsa krahasuar me një vit më parë totali i depozitave ka rënë me 27.530 mln lekë.
Rezidentët përbëjnë pjesën më të madhe të depozitave totale me rreth 845.960 mln lekë, kooporata jofinanciare me 137.420 mln lekë dhe kooporatat financiare me 13.106 mln lekë.
Qeveria lokale kontribuoi me rreth 2 mln lekë në totalin e depozitave.
Depozitat në lekë, si përbërësi kryesor i ofertës monetare për muajin janar 2017, kanë pësuar rënie prej 4.312 milionë lekë në krahasim me muajin janar 2016.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/1-mln-leke-ne-banka-bsh-ne-janar-depozitat-rane-me-300-mln-leke/

Recommended