Report TV - Parku Olimpik çelet në maj, Veliaj: Projekt të ri për Kopshtin Zoologjik

  • 7 years ago
Pas 60 vitesh kryeqytetit do t'i shtohet një pallat të ri sporti.

Ish-kompleksi sportiv ?Dinamo? është shndërruar në një hapësirë moderne sportive, e cila bën bashkë të gjitha strukturat zinxhir të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën, si dhe lojërat me dorë.

Punimet për ngritjen e strukturës kanë përfunduar, ndërkohë që duhen edhe pak ditë që qendra moderne olimpike të hapë dyert për sportistët e vendit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet e fundit, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko.

Ai theksoi rëndësinë se krahas përmirësimit të infrastrukturës, qyteti ka nevojë të zhvillojë edhe jetën kulturore dhe sportive. Gjithashtu numri një i Tiranës u shpreh se kryeqyteti do të vijojë të mbetet një kantierë, dhe kjo gjë sipas tij do të bëjë diferencën në 18 qershor.

"Është shumë e rëndësishme që në datën 18 qershor diferenca mes punës dhe gjumit të bëhet më e qartë se kurrë dhe besoj se ata që investohen te puna dhe jo te gjumi do shohin një Tiranë me më shumë kantiere?, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj bëri të ditur se kjo hapësirë do të shërbejë për zhvillimin e një sërë ndeshjesh miqësore mes Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit ndërsa shtoi se ka nisur puna për dizenjimin e pishinës olimpike.

Recommended