Strakosha në portë, Ajeti e Kukeli në qendër të mbrojtjes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Stërvitja e dyte e kombëtares ka qene dhe një prove e forte për teknikun Xhani De Biasi, për formacionin qe do te hedhe ne fushe ne ndeshjen kundër Italisë te premten ne stadiumin ?Barbera? te Palermos.Trajneri italian ka pare gjendjen e te gjithë atyre lojtareve qe ai mendon se do te luajnë titullarë qe nga minuta e pare, ndërsa grupit i janë bashkuar edhe tre futbollistet e fundit.Duket se Tomas Strakosha ka fituar balotazhin me Alban Hoxhen për te mbrojtur per here te pare portën kuqezi. Nga krahët e mbrojtjes janë te zakonshmit Elseid Hysaj dhe Ansi Agolli.Qendra e prapavijës duket se do t?i besohet Arlind Ajetit pavarësisht minutave te pakta me Torinon dhe kjo është përforcuar nga biseda koke me koke e lojtarit me numrin një te kombëtares.Ne krah te tij i besohet eksperiencës se Burim Kukelit, i cili e ka provuar me pare këtë rol ne Evropian ne mungese te Lorik Canes. Ne mesfushe treshja Xhaka, Memushaj dhe Abrashi me kete te fundit qe duket se i ka kaluar problemet e shfaqura ne seancen e pare stërvitore.Ne te djathte te mesfushës si gjithmonë Odise Roshi, ndërsa ne te majte vazhdon balotazhi Andi Lila - Asdren Llullaku. Ne sulm me diference te theksuar është favorit Armando Sadiku përpara Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshi.Skema e zakonshme e teknikut 4-5-1 edhe ndaj Italisë ku ne fakt me shume se te surprizoje i druhet nje shpërfytyrimi përballë një nga skuadrat me te mira ne bote. Dëshira e italianit është nje rezultat pozitiv ndaj atdheut te tij, por emergjencat ne prapavija me mungesat e rëndësishme si Berisha, Mavraj e Gjimshiti nuk lëne shume shteg për te ëndërruar.

Recommended