Ora News – Amir Abrashi rikthehet në stërvitje me grupin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kombëtarja shqiptare ka vijuar seancat stërvitore në kuadër të takimit përballë Italisë. Mesfushori Amir Abrashi ka lënë pas një dëmtim të lehtë dhe është përfishirë në përgatitjet me grupin. 26 vjeçari shihet si një alternativë mjaft e vlefshme për mesfushën e skuadrës tonë përfaqësuese.

Përfaqësuesja shqiptare vijon përgatitjet në kuadër të duelit të së premtes kundër Italisë. Amir Abrashi i cili paraqiste probleme të lehtë fizike është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për sfidën ndaj ?azzurrëve?.

Lojtari i Freiburgut shihet si një alternativë mjaft e vlefshme për qëndrën e repartiti të mesit të fushës, sidomos nëse trajneri Gianni de Biasi vendos të tërheqë në qëndër të mbrojtjes Burim Kukelin, një lëvizje që ka shumë gjasa të ndodhë duke parë mungesat e rëndësishme të Mërgim Mavrajt dhe Berat Gjimishitit. Njëkohësisht ka kryer një seancë të plotë stërvitore me ekipin edhe kapiteni Ansi Agolli.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/amir-abrashi-rikthehet-ne-stervitje-me-grupin/

Recommended