Rama 90 minuta takim me ambasadorët e BE dhe atë amerikan - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kohen qe vendi po kalon tension politik për shkak të protestës dhe bojkotit të opozitës, kryeministri Edi Rama ka thirrur ne ne takim ambasadoret e vendeve anëtare te Bashkimit Europian, ambasadorin amerikan Donald Lu, si dhe kreun e Prezencës se OSBE-se ne Tirane Benrd Bochard. Por ne takim nuk ka marre pjese Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin. Palët kane qene shume te rezervuara mbi çfarë është diskutuar ne takimin qe ka nisur rreth orës 9:00 te mëngjesit te kësaj te premteje dhe qe ka zgjatur rreth 90 minuta. Por burimet bëjnë të ditur se teme e diskutimit ka qene situata politike ne vend, si pasoje e protestës se opozitës dhe bojkotit parlamentar, si dhe bllokimi i procesit të Vetingut. Po ashtu, ambasadorët janë njohur nga kryeministri Rama edhe me përgatitjet për procesin elektoral, si dhe reformën zgjedhore. Pak dite me pare, disa parti te koalicionit te opozitës kane tërhequr nga KQZ regjistrimin si parti garuese ne zgjedhje. Po ashtu, ato i kane nisur një deklarate KQZ-se, ku theksojnë se nuk bëhen pjese e procesit zgjedhor, pa nje marrëveshje politike, qe do garantoje zgjedhje te lira e te ndershme. Takime te ngjashme me ambasadore te vendeve te BE-se ka zhvilluar gjate ditëve te fundit edhe kreu i opozitës Basha.

Recommended