Vuçiç: Kosova, kurrë me ushtri! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Lista Serbe nuk do ta mbështesë projektligjin per transformimin e FSK-se ne ushtri te Kosovës, qe do ta çonte rajonin ne kaos?. Deklarata eshte bere nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka sqaruar se per çështjen e ushtrisë nuk është dialoguar as ne bisedimet e Brukselit. ?Ne dialogun në Bruksel nuk kemi pasur diskutim në lidhje me formimin e ushtrisë së Kosovës. Serbia kurrë nuk do ta mbështese atë. Askush nuk mund te na imponoje me force nje teme, që është e pamundur në Beograd. Po ndodhin gjëra të çuditshme, ndryshime të mëdha në skenën e politikës botërore. Gjërat janë komplikuar, ndërsa detyra jone është që në këto kushte të gjejmë zgjidhjen më të mirë dhe kjo është vazhdimi i dialogut, ruajtja e paqes dhe stabilitetit?. Vuçiç u shpreh i çuditur qe presidenti Thaçi po tenton te formoje ushtrinë, duke paralajmëruar dorëheqjen nese ligji nuk votohet ne Parlament. Komentet, kryeministri i beri gjate nje vizite ne nje fabrike. Ndërkaq, Thaçi përmes nje postimi ne Facebook falenderoi deputetet nga pakicat, me përjashtim te serbeve, qe kane dhene mbështetjen per projektligjin per ushtrinë, i cili pritet te mbërrije se shpejti ne kuvendin e Kosovës.

Recommended