Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pranvera do të gjejë të rikonstruktuar tërësisht ambientet e Spitalit të Traumës. Përveç ambienteve, spitali do të pajiset me aparatura të reja, për të cilat ka nisur edhe instalimi. Vijimin e punimeve e inspektuan kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Për kreun e qeverisë ky investim që kap vlerën e 8 mld lekëve, është shembull kuptimplotë i rezultateve të reformës.
Ashtu siç ishte parashkuar, në fillim të muajit maj Spitali i Traumës do të jetë rikostruktuar tërësisht, një investim që kap vlerën e rreth 8 miliardë lekëve.
Për të parë ecurinë e punimeve në ambientet e spitalit ishte kryeministri Edi Rama i cili tha se ky investim vjen si rezultat i reformës në shëndetësi.
?Një nga simbolet e rrënimit të shëndetësisë, spitali që u bë sallatë 20 e ca vjet dhe ky transformim hap një kapitull komplet të ri, faktikisht rilind spitalin e traumës, duke krijuar kushte komplet të tjera dhe duke dhënë një shembull shumë kuptimplotë të rezultateve të reformës, edhe përsa i përket financimit. Kjo periudhë ka qenë pak a shumë stabilizim i një situate të vështirë , sepse me atë infrastrukturë të shkatërruar nga të gjitha anët, por tani që vihet e gjithë infrastruktura dhe logjistika e re, me të gjithë aparaturat e reja, është komplet botë tjetër.??
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se veç rikostruksionit total të ambienteve, janë instaluar edhe pajisjet e reja të shërbimit të fizioterapisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/trauma-gati-ne-maj-rama-rikontruksioni-rezultat-i-reformave/

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended