Report TV - Vlorë, shpërthen bombola e gazit në një shtëpi, s'ka të lënduar

  • 7 years ago
VLORË-Një shtëpi është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të premteje, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Spitalit të Vlorës, ku ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur njerëz në banesë. Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në banesë ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Recommended