Ora News – IKMT shemb tre objekte në Vlorë, dy prej tyre shtëpi banimi

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre godina, dy prej të cilave banimi dhe një objekt shtetëror janë hedhur përtokë gjatë aksionit të rradhës këtë të hënë nga nga IKMT në qytetin e Vlorës.
Tre godinat bëheshin pengesë per vijimin e punimeve në dy prej projekteve me mjaft rëndësi në Vlorë, si bay-passi dhe Lungomare.
Bëhet fjalë për një objekt që ka funksionuar si ambulancë e lagjes për pushuesit pranë zonës së Ujit të Ftohtë, godinë e cila tashmë është hedhur përtokë për të lejuar vijimin e punimeve në Lungomare.
Ndërkohe dy objektet e tjera të hedhura në tokë gjatë mesditës, janë objekte banimi në hyrje të qytetit të Vlorës, objekte të cilat bëheshin pengesë për punimet në bay-passin e Vlorës.
Gjatë aksionit nuk ka pasur rezistencë nga banorët, të cilët janë lejuar të boshatisin godinat, ndërsa burime nga IKMT kane saktësuar se objektet e banimit të cilat preken nga shembja janë drejt shpronesimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ikmt-nis-prishjen-e-objekteve-te-tjera-tek-uji-i-ftohte/

Recommended