Ora News – Qeveria vendos 100% dëmshpërblim për shtëpitë e dëmtuara në Zharrëz

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka vendosur sot që pas vlerësimit të dëmeve do të dëmshpërblejë në masën 100 për qind të gjitha banesat e dëmtuara apo të shkatërruar plotësisht nga shpërthimet në zonën naftënxjerrëse të Zharrzës.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë dhe u komunikua nga zv/kryeministri Niko Peleshi.
Peleshi: Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave, siç ishim angazhuar më herët kemi miratuar vendimin për marrjen e masave për evidentimin dhe vlerësimin e dëmve të shkaktuara nga lëkundjet e tokës në njësinë administrative Zharrëz dhe njësia administrative Kuman në Roskovec. Ky vendim përcakton afate për vlerësimin në mënyrë të përshpejtuar për banesat e dëmtuara rëndë ose shkatërruar plotësisht dhe dëmshpërblimin e tyre në masën 100% nga buxheti i shtetit dhe Bankers sipas marrëveshjes së hidrokarbureve me ministrinë e linjës, sic është ministria e Energjisë dhe Industrisë. Vendimi përcakton gjithashtu afatin për kategoritë e tjera të dëmtimeve. Ndërkohë ka filluar puna për kontaktimin e ekspertizës së pavarur ndërkombëtare për vlerësimin shkencor të shkaqeve të lëkundjeve.
Peleshi tha gjithashtu se në 27 shkurt ministri Gjiknnuri ka urdhëruar ndalimin e injektimit të ujit për të shmangur pasojat negative.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-vendos-100-demshperblime-per-shtepite-e-demtuara-ne-zharrez/

Recommended