Ora News – Basha ironizon Ramën: Na dashke vettingun, ti që kriminalizove Kuvendin
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi nga çadra e protestës deklaratat e kryeministrit Rama për vettingun.

Për Bashën është absurde të mendosh që një Kryeministër që kriminalizoi deri në palcë Kuvendin e Shqipërisë, të jetë i interesuar për gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.

Basha: Kanë shpikur vettingun, vettingun e doka më shumë Edi Rama, e doka më shumë Saimir Tahiri, Erjon Veliaj se qytetarët shqiptarë. E do njeriu që solli në parlament Arben Ndokën, Armando Prengën, Mark Frrokun, tre kriminelë me damkë që u detyrua ti lëshonte njëri pas tjetrit nga presioni popullor, por asnjërin prej tyre nuk e lëshoi në zbatim të ligjit të dekriminalizimit. A ka njeri që e beson se Edi Rama që kriminalizoi deri në palcë Kuvendin e Shqipërisë, që emëroi banditët kryetarë bashkish, që emëroi Eskobarin e Ballkanit drejtor të transportit për jugun e Shqipërisë dhe e mbrojti deri në fund, është i interesuar për gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm?

Basha tha se vetting do të ketë vetëm pas krijimit të qeverisë teknike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ironizon-ramen-na-dashke-vettingun-ti-qe-kriminalizove-kuvendin/
Recommended