Kapen 900 kg kanabis në Vlorë, prangosen 6 persona - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Vlorës sekuestroi 900 kg kanabis në plazhin e Zvërnecit, ndërsa gjatë operacionit të koduar ?Forest? ranë në pranga dhe 6 persona. Hashashi, i cili do trafikohej jashtë u gjet 50 metra larg bregut të detit e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila me mbështjellje natribani. Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani u arrestuan në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur ?Hunda e plakut?. Sipas policisë, ata kishin arritur ta sillnin hashashin deri aty nëpërmjet dy automjeteve, të cilat u sekuestruan nga blutë. Gomonia u largua menjëherë sapo ndjeu ndërhyrjen e forcave të policisë nga toka, por u bllokua nga Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza pak minuta më vonë në Gjirin e Portonovës në Zvërnec. Pas 8 orë ndjekje policia arriti të kapte në pyllin e fshatit Pish Poro pilotin e gomones dhe ndihmësit e tij Bajramaj dhe Abazi. Hetimet nuk kanë përfunduar me kaq, pasi blutë dyshojnë se në trafik janë të përfshirë dhe të tjerë persona.Policia ka arrestuar në flagrancë 6 autorët: 1- Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.2- Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.3- Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë.4- Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë.5- Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë.6- Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë. Katër personat e parë (Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani), u arrestuan nga Policia në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur ?Hunda e plakut?, vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK. Mjeti lundrues u largua menjëherë në tentativë për t?i shpëtuar ndjekjes së policisë, por u bllokua nga Policia Kufitare dhe GdF pak minuta më vonë në Gjirin e Portonovës, Zvernec. Policia ka bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro.