Report TV - Lezhë, monumentet e kulturës drejt degradimit, Çuni: S'ka fonde

  • 7 years ago
Mungesa e investimeve për monumentet e kulturës në Lezhë ka bërë që shumë objekte të shkojnë drejt degradimit.

Madje edhe shumë objekte të cilat janë shpallur nga shteti si monumente kulture janë zhdukur fare, siç është edhe shtëpija e Zekajve në lagjen Sheher të Lezhës e cila është shembur thuajse plotësisht.

Zv/ Minstri i Kulturës Zef Çuni është shprehur se fondet për të ndërhyrë në këto objekte janë të kufizuara. Sipas tij thuajse për të gjitha objektet ka projekte, por presim që të ndërhyhet në këto objekte.