Ora News – Burrel, shpërthim me eksploziv në magazinën e miellit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një magzinë e cila tregtonte mill ka shpërthyer me lëndë plasëse. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.40 në vendin e quajtur ?Kryqëzimi i Koliqit?, në lagjen ?Pjetër Budi?, të qytetit Burrel.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia sqaron se: Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në vendngjarje ku ka konstatuar se në pjesën ballore të një magazine të tregëtimit të miellit në pronësi të shtetasit M.S, rreth 55 vjeç, banues në Burrel, ka ndodhur një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse.
Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht grila prej llamarine e derës që hyn në magazinë si dhe një pjesë e vogël e faqes së murit në krah të derës.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit si dhe ka shoqëruar disa shtetas për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/burrel-shperthim-me-eksploziv-ne-magazinen-e-miellit/